4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti: TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti sot ishte i ftuar si një nga folësit kryesor në ceremoninë e inaugurimit të Shkollës Kombëtare të Kërkimit në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.

Në fjalën e tij ai tha se digjitalizimi padiskutim po formëson të tashmen dhe të ardhmen tonë dhe se roli dhe potenciali i tij nuk mund të kontestohen në vitin 2023. Po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë në përdorimin e teknologjisë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje, për të përmirësuar shërbimet për qytetarët dhe bizneset tona dhe për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë sonë.

“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në vendin tonë ka një potencial të madh. Këtë muaj do të arrijmë mbulimin e plotë të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit broadband. Me një industri dhe komunitet të gjallë, TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar. Pra, nuk është befasi që procesi i vazhdueshëm i vlerësimit të Strategjisë së Specializimit të Zgjuar e ka identifikuar tashmë TIK-un si një nga pesë sektorët prioritarë në ekonominë tonë që kanë potencialin më të lartë për rritje dhe inovacion’’, u shpreh kryeministri.

Në bashkëpunim me qeverinë gjermane, Qeveria e Kosovës, theksoi kryeministri, vazhdon të investojë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – si një nga platformat kyçe brenda ekosistemit tonë kombëtar të inovacionit. Ai bëri të ditur po ashtu se së shpejti do të inaugurohet Parku i Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, që patjetër ofron edhe një platformë që do të sigurojë infrastrukturën për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TIK-ut.

Shkolla Kombëtare e Kërkimeve, sipas kryeministrit, është një bllok i rëndësishëm ndërtimi i progresit që synojmë të krijojmë dhe se programi do të ndihmojë në zhvillimin e ideve inovative që kanë potencial për të krijuar produkte, biznese dhe vende pune të reja dhe për këtë arsye do ta udhëheqin këtë vend drejt hapave transformues.

Duke folur për projektin, ai vendosi theksin edhe te një aspekt i rëndësishëm i tij, e që është përfshirja e diasporës sonë akademike, e cila në radhët e saj ka shumë profesionistë, hulumtues, akademikë dhe ndërmarrës. “Andaj, na duhet ta zhbllokojmë potencialin e bashkëpunimin duke krijuar mundësi për diasporën tonë që të sjellë në Kosovë dijen, ekspertizën dhe përvojën e tyre në fusha të ndryshme”, shtoi kryeministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit