-1.1 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

Kurti thyen rekordin e votave, lideri më i votuar në historinë e zgjedhjeve

- Advertisement -

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka thyer rekordin që vetë e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u bërë lideri më i votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Sipas numërimit të 97.07 për qind të votave për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti ka siguruar 341,805 vota.

Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, ai kishte marrë 337,791 vota, duke e tejkaluar atëkohë rekordin e presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte siguruar 300,756 vota.

Rezultati aktual pritet të rritet edhe më tej, pasi ende nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Të ngjashme

Të fundit