Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve për rezultatet e deritanishme në komunat ku pati garë sot.
Duke falënderuar kandidatët e ekipet e tyre, Kurti tha se “të gjithë” ishin bashkuar kundër Vetëvendosjes.
“Kandidatët tonë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tonë që e kanë pasë një betejë të jashtëzakonshme meqenëse në të gjitha këto raste të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes. Pra, VV është ballafaquar me të përbashkët e tyre që është një situatë e paprecedentë në historinë politike elektorale të Kosovës. Ky është një sukses i Vetëvendosjes dhe i qytetarëve. Po i presim rezultatet edhe nga komunat e tjera”.
Ai tha se do të niset “në tubimin festiv në Fushë Kosovë, në Kastriot e pastaj në Mitrovicë”.






