15.3 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Kurti thotë se po ka shumë punë rreth zgjedhjeve: S’kam mundur të zhvilloj komunikime për formimin e qeverisë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë parti apo deputetë lidhur me formimin e qeverisë së re, por ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisë një plan konkret për këtë proces.

Kurti tha se ditët e fundit ka qenë i angazhuar me analizën e rezultateve zgjedhore dhe me vlerësimin e kontributeve të fushatave nëpër komuna, duke shtuar se për këtë arsye nuk ka pasur ende takime politike.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”, tha Kurti./EO/.

Të ngjashme

Të fundit