32.5 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Kurti thotë se po bëhet modernizimi i turbinave në Termocentralin “Kosova B” me ekspertët e General Electric

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar për KEK’un ku thotë se po bëhet modernizimi i turbinave në Termocentralin “Kosova B”.

Kurti ka thënë se kjo po bëeht nga ekspertët e kompanisë amerikane General Electric.

“Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro”.

“Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Termocentralin “Kosova B”, që nga ndërtimi i tij. Modernizimi i turbinave po bëhet për herë të parë pas më shumë se katër dekada. Me këtë investim kapital po sigurohet më shumë prodhim vendor, po rritet siguria e furnizimit dhe ulet varësia nga importi”, ka shkruar Kurti në Facebook

Kosova është përballur me një krizë energjetike viteve të fundit që ka përfshirë reduktime, rritje të çmimit të rrymës, etj. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit