Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që nga dita e hënë asnjëri nuk janë në vend, edhe pse kemi një situatë më shumë se kurrë të tensionuar me Serbinë.
Osmani sot udhëtoi për në Kroaci, Konjufca për në Gjermani, ndërsa Kurti për në Britani të Madhe.
E për lajmi.net në lidhje me këtë situatë kanë folur njohësi i protokollit shtetërorë, Haki Merovci si dhe avokati Skënder Musa.
Haki Merovci njohës i çështjeve të protokollit përmend me saktësi ligjin se në rastet kur krerët e shtetit dalin njëkohësisht jashtë vendit, duhet të kordinohen mes vete.
“Konform Ligjit të Protokollot të Shtetit, (Ligji Nr. 03/L132) kapitulli IV, neni nr, 19, figuron se vizitat jashtë vendit të tri personaliteteve të larta shtetërore duhet të bashkerëndohen, në menyrë që, mos të jenë njëkohësishtë të tretë jashtë vendit”, tha Merovci.
Por si u bë që duke “shkelur” këtë nen të ligjit, të tre të dalin jashtë vendit?
Për avokatin Musa dalja në të njëjtën kohë e krerëve shtetërorë më problematike është për institucionin e presidentit, sepse ai nuk ka zëvendëspresident, ndërsa kryeministri ka zëvendësat e tij, e kryeparlamentari ka nënkryetarët e tij, dhe në situatën tonë bëhet edhe më problematike, sepse në sistemin politik të Kosovës kur mungon presidenti sipas detyrës zyrtare frenat në dorë i merr i pari i Kuvendit, por ja që edhe z.Konjufca ka rastisë të jetë jashtë vendit edhe ai.
“Sa i përket kryeminsitrit dhe Kryetarit të Kuvendit ata kanë zëvendës kanë nënkryetarë, ndërsa sa i përket presidentës, Kosova nuk ka zëvendëspresident, kur shkon në vizitë presidenti pozita jetë vakant, e kur është i pranishëm Kryetari i Kuvendit e zëvedëson në mënyrë automatike nëse paraqitet nevoja, në këtë situatë vetëm pozita e presidentit ka mbetur vakant, ndërsa pozita e kryeministrit dhe kryeparlamenetarit nuk mbetët vakant” tha ai.
E në situatën në të cilët ndodhët Kosova në relacion me zhvillimet në raport me Serbinë, avokati shpreh brengën se mungesa e shefave të shtetit, lëngon një vendimarrje të shpejtë dhe efektive.
“Është në pyetje rrezikshmëria që mundet me iu paraqit vendit, është keq që janë dalë në këtë situatë, sepse presidenti dhe kryeminsitri janë ata që munden me marrë vendime në situata të jashtëzakonshme”, theksoi ai.
Tutje, avokati nënvizon një situatë hipotetike nëse territori Kosovës do të sulmohej çka do të ndodhte me vendimarrjen në nivel shteti.
“Nëse ndodh një sulm në territorin e Kosovës dhe presidenti dhe kryeministri nuk janë këtu është një situatë shumë e rëndë që me u kordinu institucionet dhe nuk mund të bëhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kosovës, natyrisht që paraqeët vështirësi”, tha Musa.
E për shkuarjen e Kurtit në Liverpool në mitingun e Partisë Laburiste, avokati e sheh të pa pranueshme, për faktin se aktorë ndërkombëtarë të sigurisë theksojnë se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndë.
“Në këtë situatë edhe me pasë fushatë Kosova presidenti, kryeministri dhe kreu i Kuvendit duhet të distancohen prej fushatave dhe të angazhohën në mënyrë aktive me gjendjen në teren e cila është jashtëzkonisht e rëndë, me vet faktin që KFOR dhe NATO po vlerësojnë shumë të rëndë situatën, edhe ata duhet të sillen konform situatës së rëndë që ekziston. Vizita e kryeministrit në mbledhinë e Partisë Laburiste ose çfarë do natyre qofshin ato, është më e parëndsishmja, për shkak se nëse ndodh një situatë hipotetikisht qysh ka ndodh agresioni në territorin e Kosovës, vendi mbetët pa e mbajt mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, tha ai.
Kujtojmë që shefi i Qeverisë po qëndron në Liverpool të Britanisë së Madhe në një takim të Partisë Laburiste, ku dhe pritet ta ketë një fjalim rasti.
E para e vendit Osmani ka udhëtuar për në Kroaci ku atje do të takoj presidentin kroat Zoran Milanoviq.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Konjufca ka udhëtuar për në Gjermani ku do të ketë takime me deputetë të Bundestagut gjerman.
Kujtojmë që edhe në nëntorin e vitit të kaluar, pikërisht këta 3 udhëheqësit aktual, kishin lënë Kosovën vetëm, dhe kishin zhvilluar vizita jashtë vendit në kundërshtim me ligjin e sipër përmendur./Lajmi.net