13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti thotë se iu gatua një skenar në dialog, tregon se si nuk ia dhanë dokumentin

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar në konferencën për media ndërmjetësin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Sipas Kurtit, Lajçak e kishte dizajnuar një skenar kundër Kosovës në takimin e 14 shtatorit.

“Në takimin ku ishte edhe presidenti Vuçiq, u ekspozova përball një skenari, ku duket se z.Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë.”, u shpreh ai.

Tutje, Kurti u shpreh se kur e përmendi propozimin e tij, tha se Vuçiq e Lajçak kishin të njëjtin mendim

 

 

“Vuçiq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin medin e me të njëjtën shpërfillje, të dytë më thanë më thanë që është shumë jo realist.”, shtoi kryeministri.

Kurti pastaj tha se kishte kërkuar që ta shoh propozimin e Serbisë, por që nuk ia kishin treguar.

“Serbia më thanë se ka sjell një propozim, insistova që ta shoh atë propozim, por nuk mu dha ai dokument.”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës tha se Lajçak është pozicionuar kundër Kosovës dhe se po kërkohet të zbatohen vetëm ato pika që do Vuçiqi.

“Me 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes. Ata kanë shkuar shumë larg duke goditur të ardhmen e Kosovës. Ose do ta zbatojm marrëveshjen bazike ose nuk mund të zbatohet vetëm ato që do Vuçiqi, kjo logjikë ka vdekur”, tha kryeministri Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit