18.5 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Kurti thotë se është i përkushtuar për dialogun me Serbinë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Kosova e meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pas kalimit me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, së fundmi, raportit pozitiv për vendin të vitit të kaluar dhe vendimit të liberalizimit të vizave pas gjithë asaj vonese, Kurti tha se Kosova duhet të marrë edhe pyetësorin për BE, që do të konfirmonte që Kosova meriton statusin kandidat.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti theksoi se janë të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se beson se marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, sepse bazohet në parime universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integriteti territorial, pavarësisë, heqjen dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkëmbimin i misioneve diplomatike me ambasadorë, njohja e simboleve shtetërore, vulave doganore, targave dhe e pasaportave.

Të ngjashme

Të fundit