-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kurti thotë se do të formojë qeverinë e re pas çertifikimit të rezultateve, s’tregon kë preferon për partnerë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV-ja prin në 21 komuna.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se kë preferon për partnerë në qeverisje.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.  Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.  Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, shkroi Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit