5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kurti thotë që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se janë bërë dy muaj që kur nisi pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, duke potencuar se kjo luftë po zgjat shumë më shumë sesa agresori priste të ndodhte.

Në një konferencë për media, pas takimit me ndihmëssekretaren e ShBA-së, Karen Donfried, Kurti theksoi që përpos sanksioneve ndaj Rusisë, Kosova ka treguar solidarizim me Ukrainën.

“Por, derisa e mbështesim dhe e shohim me admirim rezistencën e popullit ukrainas, ne duhet të mbetemi të vëmendshëm për rreziqet që mund të nxisë dëshpërimi i Kremlinit”, tha ai.

Tutje Kurti ka theksuar që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO.

“Përpos sanksioneve që i kemi vendosur Rusisë, kemi treguar solidarizim popullin dhe shtetin e Ukrainës. Kemi shprehur gatishmëri të presim deri në 5 mijë refugjatë dhe tash kemi mirëpritur gazetaren e parë ukrainase dhe do të mirëpresim edhe të tjerë. Por, jo të gjitha shtetet e Ballkanit kanë vepruar njëjtë duke vendosur sanksione”.

Ai tha që është për të ardhur keq që kemi refuzimin e Serbisë për të sanksionuar Rusinë.

“Një refuzim i tillë tregon për bindjen tonë vlerë, orientim dhe aleancë. Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, është i domosdoshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE. Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, por edhe në NATO”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit