-0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Kurti thoshte se numri i lartë i këshilltarëve tregon paaftësi të kryeministrit, tash ia kaloi edhe Haradinajt me numrin e tyre

- Advertisement -

Të hënën mediumi koha.net raportoi se kryeministri Albin Kurti ka 38 këshilltarë politikë.

18 janë këshilltarë politikë, 10 nëpunës e 10 të jashtëm.

Në media është rikthyer në vëmendje një deklaratë e tashmë kryeministrit Albin Kurti i cili sa ishte në opozitë, kritikonte ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për numrin e lartë të këshilltarëve. Albin Kurti para se të bëhej kryeminisër, thoshte se do t’i mjaftonin pesë këshilltarë.

Madje Kurti thoshte se numri i lartë i këshilltarëve ndoshta mund të tregojë “njëfarë paaftësie fundamentale të kryeministrit”.

“Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”, kishte deklaruar ai në shtator të vitit 2019.

Haradinaj askohoe kishte 35 këshilltarë, që rrjedhimisht i bie që kishte tre këshilltarë më pak se sa që ka kryeministri aktual Albin Kurti.

Me siguri që kryeministri Kurti duhet pyetur nëse ndjen “paaftësi fundamentale” meqë i është dashur që të angazhojë një numër kaq të lartë të njerëzve që e këshillojnë.

Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave, reprezentacionit, e të tjera.

Emërimi i stafit të kryeministrit është e përcaktuar me rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Sipas nenit 23 të kësaj rregulloreje, “kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë”.

Por, në rregullore theksohet edhe mundësia që kryeministri ka të emërojë deri në 9 këshilltarë nga secili prej komuniteteve.

Nga Zyra e Kryeministrit, është sqaruar se në mesin e 18 këshilltarëve që numëron Kurti, katër janë nga komunitetet, derisa Andin Hoti, ndonëse renditet në listën e këshilltarëve, është kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur. /Periskopi/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit