Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë sot se është kryeministri i parë që nuk ka asnjë familjarë të punësuar nëpër ministri.
Shefi i KDI-së ka vlerësuar se këto pretendime të Kurtit nuk janë vlera mbi të cilat matet pastërtia e individit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është tendencë e lajthitjes së publikut dhe shmangie nga përgjegjësia nga dukuritë korruptive.
“Nepotizmi dhe rekrutimi bazuar në përkatësinë partiake, nuk janë kushte e as vlera mbi të cilat matet pastërtia e individit, në këtë rast Albin Kurtit, por vlera dhe standarde për qeverisjen e udhëhequr nga kryeministri Kurti. Ai nuk është aty individ, por udhëheqës qeverie dhe trajtimi i vetës si individ i pastër, është tendencë e lajthitjes së publikut dhe shmangie nga përgjegjësia nga dukuritë korruptive, nga çka përfaqëson një kryeministër”, ka shkruar Kryeziu.