3.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Kurti tha se i jep dy zemra Mitrovicës, Mehmetaj: Mos shpif, ti s’qëllove në asnjë luftë

- Advertisement -

Gjatë një tubimi elektoral në Mitrovicë për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Albin Kurti i quajti “zuzarë” liderët opozitarë, “hajna dhe njerëz që e kanë shitur Kosovën”.

Për këto deklarime, analisti Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” i cilësoi fjalët e Kurtit si hipokrite dhe të pandershme.

“Kurti pos tjerash iu tha liderëve të partive politike zuzarë, duke filluar prej themeluesve të UÇK-së e më poshtë. Paramendo me i thënë Kurtit zuzar, bëhet temë, por ai bën, se këta bënë. Ai i quajti njerëz të shitur dhe hajna që ta vjedhin shtëpinë. Por logjika e tyre për mua është e sëmurë, sepse këta e justifikojnë çdo gjë që bëjnë, duke pretenduar se janë padronë të vlerave morale në shoqëri”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ai kritikoi edhe qëndrimet e Kurtit për bisedimet e Mimoza – Kusari -Lilës me Milan Radoiçiqin.

“Nëse takohesh me Radoiçiqin, edhe pse ligjërisht nuk është kriminel, është katastrofë dhe vendoset standard. Por, kur komunikohet me të në telefon dhe diskutohet për ligjet e Kosovës dhe caktimin e gjyqtarëve  në Kushtetuese nëse ai është kriminel sipas ligjeve të Kosovës dhe atyre amerikane, atëherë është e papranueshme që të mbrohet”, ka shtuar Mehmeti.

Mehmeti përmendi gjithashtu deklaratën e Kurtit në Mitrovicë, ku tha se për atë komunë do të jepte dy zemra.

“Kurti tha i jap dy zemra për Mitrovicën, por jo dy, por një zemër pse nuk e dhe. Në jetën madhore të Kurtit kanë ndodhur tri lufta në trojet shqiptare, UÇK-ja e Kosovës, e Maqedonisë, UÇPMB në Luginë, pse more nuk qëllove në asnjë prej luftërave, kështu që mos rrej e mos shpifë”, ka deklaruar Mehmetaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit