Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se grupit terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiqi kishte në plan fillimin e një lufte të armatosur në Kosovë.
Në mbledhjen e LII të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai ka thënë se këtë e dëshmon armatimi që posedonin ata.
Sipas tij, vlera e atij armatimi është 5 milionë.
“Kemi gjetur armatim për në shumë 5 milionë euro dhe sasi të armatimin për qindra luftëtar që dëshmon për planin e fillimit të një luftë të armatosur brenda e kundër republikës së Kosovës. Aratimit ushtarak direktivat politike dhe mbështetja të gjitha vini nga Serbia. Nga e diela që lamë pas më asgjë nuk është e njëjtë. Falënderoj institucionet për një kontribut të jashtëzakonshme për të mbrojtur republikën. As një civil i lënduar nuk ishte gjatë intervenimit”, ka thënë ai.