Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e kanë nxjerrë nga humnera Telekomin e Kosovës.
Kështu ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se tashmë Telekomi i Kosovës po modernizon shërbimet në gjithë vendin.
Zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektroteknike po merr hov të ri. Në shkallë regjioni, Kosova ka shtrirjen më të madhe të internetit në amvisëri dhe biznese. Duke e mbështetur me kredi, operatorin publik e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit. Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigantët teknologjikë nga Suedia e Kroacia po i modernizon shërbimet 4G dhe 5G në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë mund të shihni njoftimet nga Telekomi për modernizimin e shërbimeve të Valës në të gjitha komunat, përfshirë ato veriore si rezultat i investimeve të cilat po bëhen”.
“Operatori privat po e zgjeron rrjetin. Nga kjo konkurrencë përfitojnë qytetarët dhe bizneset”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.