Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish i quan të padrejta masat ndëshkuese të BE-së, të cilat u vendosen për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
Kurti ka folur gjatë ceremonisë së punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku tha se opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ajo çfarë ne dhe duhet të bëjmë është që në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave të deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante të cilat kanë negulur të ngujuara dhe të cilat nuk po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosovës, në vlerën e përgjithshme prej 149 milionë euro, pra kredi dhe grante ndërkombëtare”, tha kryeministri.
Tutje ai tha se ka një ngujim, i cili sipas tij mund të tejkalohet bashkërisht në Kuvendin e Kosovës.
“Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, e kemi një ngujim aktual të cilin mund ta kalojmë shumë kolllaj bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.