21.2 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Kurti te varri i Rugovës, Kajtazi ia rikthen deklarimin: “Rugova ishte kolaboracionist, në varrim të tij s’ishin familja Jashari”

Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, ka kryer homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për çka gazetari Vehbi Kajtazi i ktheu një deklarim të dikurshëm të Kurtit ndaj Rugovës.

Postimi i Kajtazit:

Veç shiheni çfare thoshte dikur Vetevendosje e Albin Kurtit per Ibrahim Rugoven teksa i drejtohej Hashim Thaçit:

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty (Hashim Thaçi v.j.) dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash. Ai (Rugova) ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”.

Sot kur Rugova nuk jeton me, ndersa Thaçi ndodhet ne burg me akuza absurde, Kurti qe mori gjithçka pa dhene asgje, madje duke e quajtur NATO-n kolonizatore dhe duke e kundershtuar projektin e pavaresise qe erdhi me pakon e Ahtisaarit, perkulet para varrit te Rugoves.

Keshtu, me qejf do te perkulej edhe para varrit te Thaçit, por duke e ditur qe eshte gjalle, nuk ia njeh kontributin. Nga frika se mos po kthehet, ia kurizon edhe financat per mbrojtje ligjore.

Çfare monstrumi politik qe nuk e ka pare Kosova asnjehere me pare. Ky eshte Albin Kurti!

Të ngjashme

Të fundit