Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas homazheve që bëri te varri i rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku në përvjetorin e dytë të vrasjes së tij nga terroristët serb në Banjskë të Zveçanit, vlerësoi lartë heroizmin dhe përkushtimin e tij për ta mbrojtur vendin duke dalë i pari në përballje me terroristët serbë.
“Ka mbrojtur qytetarët pa dallim duke e mirëmbajtur rendin publik dhe sundimin e ligjit të gjithë. Të bashkë ne jemi pjesë e familjes Bunjaku, sepse Afrim Bunjaku së përket Republikës së Kosovës. E theksoj guximin e dyfishtë, ai ia mësy i pari drejtë bllokadës Banjskë së Zveçanit, këtë e bëri si policë me përvojë, ishte polic 22 vjet prej të cilëve e 16 vjet rreshter tani e ka gradën heroi i Kosovës ku nuk mund t’ia marrë askush. Dua ta theksoj aspektin e guximit ai nuk lejojë që policët tjerë që ishin më të ri të saj t’ia mësyjnë bllokadës që ishte vendosur në rrugë nga kamionët nga grupi terrorist paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radoiçiq nuk i la të rinjtë të vet sakrifikohet të vetëflijohet dhe vet mohohen para tij”, deklaroi Kurti, përcjell eo.