Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se “është jetike” që të përmbyllet sa më shpejt procesi i dialogut me Serbinë, e në veçanti pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, kur sipas tij, Serbia dëshmoi veten si “regjim terrorist”.
“Mendoj që është rasti kur tregon urgjencën e mbylljes së këtij procesit. Është interes jetik për Kosovën. Serbia dëshmoi që Asociacion s’don me pas, kur solli grupi terrorist. Regjimi dhe logjika e tyre është terroriste”, tha ai.
“Ata s’duan asociacion, por ata duan edhe më tutje ta mbajnë Kosovën si konflikt i ngrirë. Është jetike për Kosovën që ky proces të mbyllet…Tash duhet edhe Kurti ta kuptojë që aleanca me ShBA-në është jetike; të del nga ujërat ku e futi Kosovën…Jam i sigurt që edhe kërkesat e ShBA-së me Asociacionin, duhet të dëgjojmë me vëmendje ameirkanët, vetëm ata mund ta mbyllin këtë proces…Duhet mbyllur këtë çështje. Sepse është interes jetik për Kosovën”, tha Selmanaj për Arbresh.info