-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

“Kurti të reflektojë e të dëgjojë me vëmendje amerikanët, ta mbyllë procesin e dialogut me Serbinë”: Selmanaj e quan Serbinë “regjim terrorist”

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se “është jetike” që të përmbyllet sa më shpejt procesi i dialogut me Serbinë, e në veçanti pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, kur sipas tij, Serbia dëshmoi veten si “regjim terrorist”.

“Mendoj që është rasti kur tregon urgjencën e mbylljes së këtij procesit. Është interes jetik për Kosovën. Serbia dëshmoi që Asociacion s’don me pas, kur solli grupi terrorist. Regjimi dhe logjika e tyre është terroriste”, tha ai.

“Ata s’duan asociacion, por ata duan edhe më tutje ta mbajnë Kosovën si konflikt i ngrirë. Është jetike për Kosovën që ky proces të mbyllet…Tash duhet edhe Kurti ta kuptojë që aleanca me ShBA-në është jetike; të del nga ujërat ku e futi Kosovën…Jam i sigurt që edhe kërkesat e ShBA-së me Asociacionin, duhet të dëgjojmë me vëmendje ameirkanët, vetëm ata mund ta mbyllin këtë proces…Duhet mbyllur këtë çështje. Sepse është interes jetik për Kosovën”, tha Selmanaj për Arbresh.info

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit