Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook se mbrëmë e ka kaluar te familja e Vasfije Krasniqi Goodman, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti ia ka shprehur sërish mirënjohjen për guximin e treguar dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.
“Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman. Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës. Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, ka shkruar Kurti.