1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kurti tash lartëson Borrellin, s’i ka dy vjet i çoi ShBA-së letër se “po bashkëpunon me Rusinë kundër nesh”

- Advertisement -

E kishte akuzuar më së rëndi se “koludoi (bashkëpunoi fshehtë) me Rusinë…kundër Kosovës.”

Dhe atë me të zezë mbi të bardhë – në letër – që ua kishte dërguar pesë qendrave më të mëdha të botës perëndimore: Uashingtonit, Londrës, Parisit, Berlinit dhe Romës.

Se kishte dërguar ‘letra’ e kishte kumtuar në konferencën e tij më të zjarmishme për media pas takimit të fundit të Nivelit të Lartë në shtator të 2023’ës.

Gati se demonstrativisht kishte dalur nga takimi nga ku thoshte të ketë ‘kuptuar’ për një koonspirim – në fjalët e veta ‘veprim në sintoni’ – mes Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiq.

Albin Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media pati thënë se që të tre kishin synim mashtrimin e Kosovës në një pozicion ku jetësohet “vetëm gjysma e Marrëveshjes (së Bruksel/Ohrit)…vetëm Asociacioni.”

E këtë ‘koonspirim’ të kësaj troike Kurti e jepte se e ka kuptuar dhe parandaluar.

Për ato letra s’kishte treguar se çfarë përmbanin, por ditë më vonë asokohe Zëvendës Ndihmë Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, do t’ia zbarthte publikut.

“E po, po ju them që ajo letër është faktualisht gabim në atë që thotë se Lajçaku dhe Borrelli po koludojnë (bashkëpunojnë fshehtë) me Rusinë për të pasur qasje të njëanshme kundër Kosovës”, pati thënë Escobar në ‘The Pavlovic Today’.

Sulmet e brendshme ndaj Borrell dhe Lajçak – prej përdredhimeve të emrit si “Borrell / Vorrell” (Elvis Hoxha) – Escobar i pati dënuar fuqishëm.

“Sulmet ndaj Lajçakut dhe Borrellit janë të pajustifkuesejme. Duhet të ndalen”, pati thënë ai – ndërsa për adresë e kishte qeverinë kosovare.

Por, një vit e gjysmë më vonë diçka ndërroi te Kurti: hiç më larg se para dy ditësh e lartësoi figurën e Josep Borrell-it në gazetëm “El Mundo”.

Jo më ‘koludues’ me Rusinë kundër Kosovës…por diplomat me përvojë e i aftë me të cilin ndanë bashkëpajtime të mëdha politike dhe vlerore.

Po…po “edhe në pajtim me pozicionet politike”.

“Unë e konsideroj z. Josep Borrell si një diplomat dhe politikan me shumë përvojë. Ai është një person që jo vetëm vepron, por edhe reflekton politikisht. Jemi shumë në pajtim për vlerat sociale dhe demokratike. Jemi shumë dakord edhe për qëndrimet politike”, tha Albin Kurti.

”Arsyeja pse kemi dallime është se ai ka më pak optimizëm se unë, ajo që më ka shqetësuar më shumë është se në përgjithësi kam vërejtur një skepticizëm dhe pesimizëm ndaj botës dhe paqes botërore”, shtoi ai.

Për më tepër, e justifikoi në terma të: s’e ka pasur lehtë as ai…

”Z. Borrell mori detyrën në një kohë krize globale, duke u përballur me konflikte të shumta në botë. Nga pandemia dhe agresioni rus në Ukrainë e deri te problemet me Iranin, të gjitha këto kriza morën përparësi dhe i lanë më pak hapësirë ​​Ballkanit (…)

(…) veçanërisht për të trajtuar çështjen e Kosovës. Shumë kompetenca iu dhanë Përfaqësuesit Special të BE-së për Ballkanin, i cili është nga Sllovakia, z. Miroslav Laják”, tha Albin Kurti.

Kritikat i ruajti nën-zë për Lajçakun, por jo edhe për Borrellin. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit