-6.2 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Kurti tallet me qytetarë: Ne ngrohemi shumë me rrymë, kemi qejf nxehtë

- Advertisement -

Rritja e çmimit të rrymës është kërkuar nga KESCO, KOSTT dhe KEDS, që kanë dërguar këto kërkesa në Zyrën e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE).

KESCO ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

Ndërkohë që rritja e çmimit të energjisë paraqet rëndësi për qytetarët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka marrë me të qeshura këtë situatë.

“Përveç asaj që ngrohemi me rrymë, ne ngrohemi shumë më shumë me rrymë. Temperaturat nëpër dhoma i kemi dukshëm më të larta se ç’është normale. Kemi qejf të nxehtë. Sa i përket konsumit, na duhet ta menaxhojmë sidomos ngrohjen. Ndërkaq, sa i përket rritjes ekonomike, natyrisht se kjo ka me kërkuar edhe më shumë energji”, ka thënë ai

Të ngjashme

Të fundit