Kryeministri Albin Kurti është takuar mbrëmë me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.
Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, shefi i ekzekutivit veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramonin për punën dhe angazhimin e saj.
“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për këtë takim, transmeton Klankosova.tv.
Numri një i Qeverisë njëherit e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian.