Kryeministri, Albin Kurti është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Kurti tha se O’Brien konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
Tutje, Kurti ka thënë se ata diskutuan edhe për progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës.
“Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së [për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike] O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti në X.