-0.4 C
New York
Wednesday, February 4, 2026

Buy now

Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe digjitalizimi kyç për lidhjen me tregun e punës

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “7 Shtatori” në Prishtinë dhe të Gjimnazit “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, ku është diskutuar për rolin e arsimit në ndërlidhjen me tregun e punës, teknologjinë dhe proceset e digjitalizimit.

Kurti, përmes një postimi, ka bërë të ditur se bashkëbisedimi me nxënësit është fokusuar edhe në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet shkollave ku mësohet në gjuhën shqipe, përfshirë edhe ato përtej kufijve.

“Me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë ‘7 Shtatori’ në Prishtinë dhe Gjimnazit ‘Vëllazërim Bashkim’ në Ulqin, bashkëbiseduam për arsimin e ndërlidhjen me tregun e punës, teknologjinë e digjitalizimin, dhe shkëmbimin e përvojave mes shkollave ku mësohet shqip edhe përtej kufinjve,” ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se ky bashkëpunim ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ndërtimin e lidhjeve mes të rinjve.

“Bashkëpunimi ndërmjet tyre kontribuon edhe në ndërtimin e urave mes të rinjve, e ku nxënësit edhe banojnë në familjet e njëri-tjetrit gjatë vizitave mes Prishtinës dhe Ulqinit,” ka theksuar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit