0.2 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Kurti takon një senator amerikan: Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në SHBA ku edhe është takuar me senatorin demokrat, Peter Welch, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.

Kurti e theksoi se Welch kishte vizituar Kosovën menjëherë pasi ndodhi sulmi terrorist i Banjskës, ndërsa tha se me të ka folur për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për “eksplorim të rrugëve të reja për bashkëpunim”.

“Kënaqësi e madhe të takoja senatorin Peter Welch, një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim”.

Kurti tha se senatorit amerikan i ka folur edhe për “progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është edhe arsimit i lartë falas”.

Më herët, Kurti është takuar edhe me senatorin Chris Murphy, me të cilin tha se ka folur “rreth zhvillimeve në vend, situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe momentin e rëndësishëm në politikën amerikane në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të 5 nëntorit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit