0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kurti takon kryetarin e Tuzit, bisedojnë për realizimin e projekteve të ndryshme

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe përfaqësuesit e kësaj komune.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Në takimin e përbashkët me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe Nënkryetarin e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, u bisedua për mundësitë për thellim të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Mal të Zi.

Po ashtu, u bisedua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në kulturë dhe arsim, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit