Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi, e cila është me prejardhje shqiptare.
Në komunikatën për media thuhet se Kurti e falënderoi atë për pritjen e ngrohtë, por siç thuhet edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë.
Tutje, thuhet se së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ndryshe, Saniye Bora Fiçi është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.