Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në Maqedoninë e Veriut është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.
“Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Abazoviq
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.
Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi.