![Kurti takon Kovacevskin, flasin për rritje të efikasitetit kufitar dhe rrugën Prizren-Tetovë Kurti takon Kovacevskin, flasin për rritje të efikasitetit kufitar dhe rrugën Prizren-Tetovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/ZKP-ZKM-1-3-2023-1-scaled.jpg)
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.
Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.
Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.