Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Iwoa të ShBA-së u takua me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese e shërbyese, me fokus industrinë e sigurimeve, bujqësisë e sektorit bankar.
Në këtë takim të organizuar nga Greater Des Moines Partnership, të pranishëm ishin edhe ndërmarrës nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Duke theksuar klimën tërheqëse për investime në Kosovë, kryeministri Kurti veçoi zhvillimin ekonomik dhe përparimin demokratik si arsye pse Kosova ofron mundësi të artë për investime të reja”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.
Gjatë këtij takimi, gjithashtu u theksua gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investime të huaja.