11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Kurti takon komandantin e Kforit, flasin për sigurinë në Kosovë

- Advertisement -

Albin Kurti sot komandantin e Kforit gjeneralmajorin Ozcan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë.

Për këtë takim, ka njoftuar misioni i NATO-s në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Në postim ka thënë se komandanti i Kforit ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv me të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in.

“Komandanti konfirmoi se KFOR-i po e monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në rrjetin social “X”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur drojën se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja, pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, me të cilën valutë Serbia paguan serbët në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se “mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht“, teksa ka folur në lidhje me këtë rregullore të BQK-së, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit