24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mirëpritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash.

Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi i Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe situata e sigurisë në vend.

“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, është bërë e ditur se kryeministri e falënderoi komandantin Ulutash për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit