1.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Kurti takon drejtuesit e Limak dhe Çalik Holding, zotohet për kushte të favorshme për investitorët e huaj

- Advertisement -

Mundësitë për investime në energji dhe infrastrukturë ishin në qendër të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me drejtuesit e Limak Holding dhe Çalik Holding.

I shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, takuan sot Nihat Özdemirin, themelues i Limak Holding, dhe Ahmet Çalikun, themelues i Çalik Holding, së bashku me përfaqësues nga kompanitë e tyre përkatëse, duke përfshirë Kompaninë e Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Bankën BKT.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se diskutimet u përqendruan rreth eksplorimit të mundësive për investime në fushën e energjisë dhe infrastrukturës brenda Kosovës dhe se Kurti theksoi rëndësinë e investimeve të huaja në përmirësimin e këtyre sektorëve.

Takimi u karakterizua me frymë bashkëpunimi dhe përkushtim të përbashkët për nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Tutje thuhet se gjatë diskutimeve, Özdemir dhe Çalik shprehën interesimin e tyre për investime të mundshme që mund të kontribuojnë në përparimin ekonomik të Kosovës. Ata theksuan ekspertizën e kompanive të tyre në projektet e energjisë dhe infrastrukturës, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme.

E i pari i qeverisë ritheksoi zotimin e institucioneve të Kosovës për të krijuar kushte të favorshme, konkurrencë të barabartë dhe transparencë për investitorët e huaj.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit