Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve.
Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali.
: