11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kurti takon ambasadorin, 4 muaj para se të mbyllet përfundimisht ambasada norvegjeze në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraditen e sotme, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës.

“Diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë do t’i mbyllë përgjithmonë dyert me 31 korrik të këtij viti.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit