Liz Truss është zgjedhur kryeministre e Britanisë së Madhe.
Ajo, tre muaj më parë pati pritur në takim kryeministrin e vendit, Albin Kurti, gjatë një vizite të këtij fundit në Britaninë e Madhe.
Tash kryeministrja e Britanisë bashkë me Kurtin në takim biseduan për marrjen e veprimeve shtesë ndaj sulmeve ruse në Ukrainë.
““Kënaqësi të takohem me Sekretaren e Jashtme Liz Truss. Ramë dakord për domosdoshmërinë për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë dhe për të sfiduar ndikimin e saj të keq në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë dypalësh”, pati shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se Truss është zgjedhur me mbi 81 mijë vota si lidere e Partisë Konservatore krahas 60 mijë sa kishte kundërkandidati i saj, Rishi Sunak.