36.6 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Kurti takoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.

 

Kryeministri çmoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit, si dhe në proceset integruese, përfshirë mbështetjen aktive të saj për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushës e mbrojtjes dhe sigurisë, energjisë dhe teknologjisë së informacionit. Çështjet rajonale dhe tema tjera me interes të përbashkët, ishin po ashtu pjesë e diskutimit përgjatë takimit.

 

Kryeministri e falënderoi Norvegjinë për rolin e saj në arritjen e Marrëveshjes Tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, e cila krijon mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe raporteve tregtare

Të ngjashme

Të fundit