-7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Kurti takoi Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzel

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzel, Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izrael dhe Palestinë.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjenerallejtënantin Fenzel për progresin dhe rritjen ekonomike në katër vjet e fundit, politikat shpërndarëse dhe punësimit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe avancimit të të drejtave politike dhe lirive civile. Krahas tyre, ai theksoi investimet në mbrojtje dhe armatim, bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mike e veçantë, partnere e pazëvendësueshme dhe aleate e madhe e vendit tonë, dhe kontributin e çmueshëm të saj në çlirim, pavarësim dhe demokratizim të vendit, por edhe në avancimin dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri veçoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, nga blerja e sistemit raketor anti-tank Javelin e helikopterët Black Hawk, deri te bashkëzbarkimi me trupat amerikane në Kuvajt, dhe pjesëmarrja si vend pritës në ushtrimin Defender Europe 25, por edhe në fushën humanitare me ndihmën e dhënë për strehimin në Kosovë të refugjatëve afganë. Së fundmi, Republika e Kosovës gjithashtu ka ndarë pesëqind mijë euro (500.000€) për ndihmë humanitare në Gaza.

Në takim u diskutua për mundësitë e përfshirjes dhe kontributit të Kosovës në nisma të udhëhequra e të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të përbashkët

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit