1.9 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

Kurti takoi Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf. Ambasadori Rudolf e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe i dorëzoi letrën e urimit nga Kancelari gjerman, Friedrich Merz. Në letër urim, kancelari Merz ndër të tjera shprehet: “Më gëzon fakti, që së bashku me ju do të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona”.

 

Në takim u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri qeverisës per rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimin e investimeve. Gjermania është ndër partnerët kryesor tregtar të Kosovës. Kryeministri Kurti nënvizoi prioritetet e qeverisë dhe investimet kapitale të planifikuara në këtë mandat, të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik. 

 

Në takim u bisedua edhe për tema të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Të ngjashme

Të fundit