Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i takojë sot orën 09:00 përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së.
Në këtë takim, veteranët do të përfaqësohen nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Kujtojmë se dje veteranët kanë protestuar duke kërkuar që të përfshihen në ligjin që rregullon pagën minimale, i cili është miratuar në parim javën e kaluar.
Pra veteranët janë duke kërkuar që pensioni i tyre të jetë 250 euro neto ashtu siç parashihet të jetë paga minimale në Kosovë.