6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Kurti takohet Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, përmendet rasti i referendumit të Serbisë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, së bashku me Therese Abrahamsen, Zëvendës Shefe, Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim. 

 Temë diskutimi e takimit ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë.

Në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.

Kurti falënderoi Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit