17.4 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Kurti takohet me Zeqir Gërvallën, e quan shok të idealit që nga koha e zyrës së UÇK-së në Prishtinë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Zeqir Gërvallën, që thotë që e ka shok të idealit.

Kurti ka kujtuar kohën e zyrës së UÇK-së në Prishtinë, ku thotë se Adem Demaçi i bënte bashkë.

“Pasditen me Zeqir Gërvallën, shokun e idealit e bashkëpunëtorin e moçëm. Dikur ishte baca Adem dhe puna në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë që na bënte bashkë pothuajse çdo ditë. Sot, miqësia dhe kujtimet na mbajnë afër. Vizitat e takimet me të kur ai është në Kosovë nuk janë asnjëherë vetëm bisedë. Ato janë këshilla, ide e evokime të vlefshme të një patrioti, veprimtari, ish të burgosuri politik dhe poeti të çmuar”, ka shkruar Kurti në Facebook, të hënën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit