Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua rreth reformave të Qeverisë, situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave, si dhe për rrugëtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Kryeministri Kurti ka falënderuar z. Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës por edhe për mbështetjen e tij.
Nga ana tjetër, Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth u shpreh falënderues për mikpritjen dhe bashkëpunimin e mirë, duke ofruar mbështetjen e tij të mëtejme.