Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me profesorin amerikan Edward P. Joseph, gjatë qëndrimit të tij në Forumin e Prespës.
Këtë takim e ka bërë të ditur vetë profesori, i cili ka publikuar një fotografi, aty ku shihet se Kurti tregon se ku janë kidnapuar tre zyrtarët policorë.
“Takim i paçmueshëm kokë më kokë me Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Shumë mirë të kesh nga dora e parë perspektivën mbi krizën” ka shkruar Joseph në Twitter.