8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti takohet me opinionistë e zyrtarë polakë: Flet për kërcënimet e Serbisë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me opinionbërës, personalitete të jetës publike dhe zyrtarë polakë: nga politika, media dhe rrethet e studiuesve.

“Kurti i njohu pjesëmarrësit me rrugëtimin historik të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, etapat shtetndërtuese, sfidat e shumta me të cilat vendi është përballur përgjatë viteve të para dhe pas luftës, për të mbërritur deri tek aktualiteti dhe progresi ekonomik e demokratik që po njeh vendi”, thuhet në njoftim.

“Ai diskutoi dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë, sulmin dhe aktin e tyre të agresionit të Banjskës, mosgatishmërinë e Serbisë për ecjen tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, eskalimet e kërcënimet e tyre të vazhdueshme në terren e mbështetja e kriminelëve e terroristëve si Millan Radoiçiq”, thuhet në komunikatën e ZKM

“Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe tema të tjera si prioritetet e presidencës polake të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, perspektiva e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt procesit të integrimit në BE, efektet në rajonin tonë e veçanërisht në Kosovë që derivojnë nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe lidhjet e ngushta ndërmjet Rusisë dhe Serbisë”, përfundon komunikata.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit