Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Davos me Ndihmësekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.
Kurti ka thënë se O’Brien ka shprehur vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe për përmbajtjen përballë sulmeve e provokimeve.
“Një kënaqësi të takohem në Davos me Ndihmësekretarin O’Brien. Ai shprehu vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe njohu se u treguam të përmbajtur përballë sulmeve dhe provokime. SHBA-ja është mike dhe aleate e çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
A pleasure to meet w/ 🇺🇲 Asst Sec O'Brien upon arriving in Davos. He expressed appreciation for 🇽🇰’s economic & democratic progress and acknowledged our restraint in the face of attacks & provocations. The US is a treasured friend & ally. We look forward to continued cooperation. pic.twitter.com/wORkZW5zeI
— Albin Kurti (@albinkurti) January 16, 2024