11.1 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Kurti takohet me kryetarin e Komunës së Baden bei Wien, e falënderoi për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Baden bei Wien në Austri, Stefan Szirucsek, i cili ishte i shoqëruar nga anëtari i këshillit të qytetit, Nusret Bujari.

Kurti e ka uruar kryetarin Szirucsek për binjakëzimin e suksesshëm të komunave Baden dhe Suharekë, duke shprehur krenarinë e tij për integrimin e mirë të shqiptarëve të Kosovës në Baden dhe rolin e rëndësishëm të shoqatës “17 Shkurt” në këtë drejtim.

Po ashtu, gjatë takimit, Kryeministri ka falënderuar kryetarin Szirucsek për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht gjatë dhe pas luftës, dhe për njohjen e diplomave nga Kosova. Ai ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira kulturore, politike dhe historike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Ai, e ka falënderuar edhe Nusret Bujarin për punën e tij si anëtar i këshillit të qytetit në Baden dhe për rolin e tij si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Baden.

Ndërsa, nga ana e tij, kryetari Szirucsek ka vlerësuar praninë e sipërmarrësve nga Kosova në Baden si dhe ka përmendur trashëgiminë botërore të qytetit të tij, duke shprehur kështu dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet, veçanërisht në fushën e turizmit, ku ka pasur një rritje prej 50% të netëve të kaluara në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Në takim, kryeministri Kurti ka përmendur edhe rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat e Baden dhe ka diskutuar mundësitë për ta vendosur atë në institucionet arsimore të qytetit.

Gjithashtu ka theksuar pjesëmarrjen e kompanive nga Baden në forumin e ardhshëm ekonomik Austri-Kosovë, që do të mbahet në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit