8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti takohet me kryetarin e Izmirit, bisedojnë mundësitë e bashkëpunimit

- Advertisement -

Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës, Agon Vrenezi dhe konsullja e përgjithshme, Suzan Novobërdaliu, u mirëprit nga kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutua për rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Tugay, biseduan edhe rreth mundësive për bashkëpunim në rrafshe të ndryshme, përfshirë këtu në atë të ekonomisë, kulturës, sportit dhe qeverisjes lokale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit